Kanë përfunduar ndeshjet e javës së pestë në Kategorinë e Parë. Në Grupin A, spikat fitorja 2-0 e Korabit ndaj Besëlidhjes në Peshkopi. Dibranët mbajnë të vetëm kreun e këtij grupi.
Dinamo tregohet solide edhe në sfidën e radhës, duke mposhtur 3-0 Vorën në shtëpi. Një “detyrë shtëpie” për blutë. Ndërsa surpriza ishte fitorja 0-1 e Partizanit B në Shijak me Erzenin.
Oriku merr fitoren e dytë dhe ngjitet në mesin e renditjes. Vlonjatët mposhtën 1-0 Velecikun e Koplikut, duke e lënë në fund skuadrën nga Malësia e Madhe. Burreli ishte pushim, javës tjetër pret Korabin kryesues.
GRUPI A
Korabi-Besëlidhja 1-0
33’ Lala, 85’ Skuka
Erzeni-Partizani B 0-1
16’ Bërdufi
Dinamo-Vora 3-0
15′ Lopez Da Silva, 38’ Boci, Walter 61’
Oriku-Veleçiku 1-0
24’ Caushaj
RENDITJA
1.Korabi 13
2.Dinamo 10
3.Burreli 10
4.Besëlidhja 7
5.Oriku 6
6.Partizani B 4
7.Erzeni 4
8.Veleciku 1
9.Vora 1
Në Grupin B, kryesisht skuadrat nga Jugu, bie në sy fitorja e parë e Flamurtarit në shtëpi ndaj Tomorit. Vlonjatët i ikin fundit të renditjes. Ndërsa kryesuesit e Egnatias janë ndalur në barazim 0-0 në fushën e Cërrikut ndaj Turbinës.
GRUPI B
Pogradeci-Elbasani 5-0
23’ Balla, 34’ Dragoi, 74’ Lickollari, 90’ Manallari, 93’ Rakipllari
Flamurtari-Tomori 3-0
28’, 68’ Diamanti, 80’ Ribaj
Turbina-Egnatia 0-0
RENDITJA
1.Egnatia 11
2.Besa 9
3.Lushnja 8
4.Tomori 7
5..Flamurtari 4
6.Pogradeci 3
7.Turbina 2
8.Elbasani 0