Të shtëna me armë zjarri u raportuan në mesnatë në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit me drejtues shtetasin Eduart Pica 25 vjeç.
Nga verifikimet e bëra nga shërbimet e Policisë, rezulton se nuk ka persona të lënduar. Policia ka ngritur pika kontrolli në akset rrugore dhe vijon krehja e zonës me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burimet bëjnë të ditur se Eduart Pica, ndaj të cilit u qëllua me armë zjarri, tre vite me parë ka qenë i ndaluar një një aksident në Fushë-Krujë, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Ndërkohë mësohet se pasi autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të makinës së Eduart Picës, ata janë larguar me një automjet. Po ashtu grupi hetimor është duke parë kamerat e sigurisë për të identifikuar mjetin me të cilin janë larguar autorët.