MENU
klinika

Inter-Milan

Asnjë vend bosh për derbin e Milanos

19.10.2018 - 16:08

Të dielën, në orën 20:30, luhet një nga derbet më të bukur të botës, sfida Inter-Milan. Ndonëse nuk e kanë lavdinë e viteve të dikurshme, të dyja skuadrat e Milanos sjellin për cdo vit.

Pa nisur derbi i radhës, ka një fitues dhe janë tifozët. Për derbin numër 169-të, asnjë vend bosh nuk do të ketë në stadium, pasi të gjitha biletat janë të shitura. Stadiumi “San Siro” do të jetë plot.

Të dielën në mbrëmje do të jenë më shumë se 78 mijë tifozë, madje edhe stjuartët dhe forcat e sigurisë nuk do të mund ta fshehin përkatësinë e tyre si tifozë.

Rreth 5 milionë euro janë fitimet nga shitja e biletave, sigurisht jo një rekord për futbollin italian, por një shenjë e mirë se kampionati italian ka nisur të rivalizojë më së miri me gjigantët e tjerë kontinentalë.

Ka një entuziazëm të dukshëm në kampin zikaltër pas 6 fitoreve radhazi, ndërsa te Milan numërojnë 3 suksese, por po kaq dëshirë për t’u imponuar në derbi. Që prej muajit gusht, tribunat e stadiumit milanez kanë qenë ato më të mbushurat me tifozë në Itali.

Inter ka luajtur 4 ndeshje në shtëpi dhe, nëse kësaj i shtohet edhe Tottenham në Champions, numri i biletave të shitura shkon thuajse 300 mijë. Ndërkohë, Milan ka luajtur 4 ndeshje në Serie A dhe një ndaj Olimpiacos në Europa League, me një faturim prej 180 mijë biletash.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN