MENU
klinika

Euro 2020

UEFA shmang përballjen Serbi-Kosovë

19.10.2018 - 22:47

Të paktën për Kampionatin Europian të vitit 2020, Serbia dhe Kosova nuk do të ndeshen mes tyre. Sipas UEFA-s, shtetet që kanë konflikte mes tyre, përfshi Serbinë dhe Kosovën, nuk do të kenë mundësi të jenë në të njëjtin grup, në shortin e kualifikueseve të Kampionatit Europian.

Kjo ndoshta nisur nga precedenti i ndeshjes Serbi-Shqipëri, katër vite më parë, kur garohej për të njëjtin kompeticion, UEFA ka vendosur të marrë masa paraprake, për të shmangur një përballje të ngjashme.

Kështu Kosova, Serbia, por as Bosnje Hercegovina, nuk do të kenë mundësi të përballen në fazën në grupe të kualifikueseve të Euro 2020 mes tyre. Po ashtu, as Rusia me Ukrainën nuk do të kenë mundësi të jenë në të njëjtin grup gjatë fazës kualifikuese të Europianit.

uefa
uefa

Vende të tjera që do të shmangen nga e njëjta përballje janë edhe Gjibraltari me Spanjën dhe Armenia me Azerbajxhanin. Të gjitha këto vende, përfshi Kosovën dhe Serbinë, kanë marrëdhënie të tensionuar mes tyre, për shkak të zhvillimeve historike dhe atyre politike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN