MENU
klinika

Hera e parë

Superkupa e Kosovës do të luhet jashtë vendit

12.01.2021 - 12:09

Për herë të parë në histori, trofeu i Superkupës së Kosovës në futboll do të zhvillohet jashtë vendit. Tashmë është konfirmuar që finalja e këtij turneu dhe që diskutohet mes Prishtinës dhe Dritës së Gjilanit do të zhvillohet në Antalya të Turqisë.

Ku është vendimi i marrë nga dy klubet që në mbështetje edhe të Federatës Kosovare të Futbollit kanë rënë dakord që trofeu të udhëtojë drejt Turqisë. Kjo pasi dy skuadrat kanë zgjedhur pikërisht tokën turke për të kryer fazën përgatitore në prag të nisjes së fazës së dytë të kampionatit.

Duke shfrytëzuar edhe kohën e mirë që të ofron Turqia kanë vendosur që të jetë pikësht Antalya vendi i finales së trofeut të parë të sezonit. Ndërkaq, Kosova bëhet edhe shteti i parë që vendos që Superkupën e vendit ta luajë në tokë neutrale, duke sfiduar kështu edhe kampionatet më të rëndësishme të rruzullit që i tremben masave të anti-Covid.

Prishtina siguroi kalimin në finalen e Superkupës si fituese e Kupës, ndërkohë Drita fitoi trofeun e Superligës sezonin e shkuar. Dueli ndërmjet Dritës dhe Prishtinës do të zhvillohet më 23 janar duke nisur nga ora 14:00.