MENU
klinika

Nuk duhet ta çoni më ndër mend!

Pse nuk duhet të uleni në shtëpi me rrobat që keni dalë jashtë?

21.01.2021 - 08:54

Nëse dikush ju kërkon të mos uleni në shtratin e tyre – mos u ofendoni! Është më mirë të ndjekësh shembullin e tij/saj . Nëse nuk e keni idenë se çfarë është ‘ngjitur’ pas rrobave tuaja tërë ditën, pasi të lexoni faktet e mëposhtme do e mendoni dy herë para se të rrini në shtëpi me rrobat që keni dalë, e jo më të shtriheni në krevat.

Bakteret mund të ‘jetojnë’ me javë ose madje me muaj në pëlhurat e rrobave tuaja, kjo sipas Philip Tierno, MD, drejtor i Mikrobiologjisë dhe Imunologjisë në Universitetin e Neë Jorkut. Mbajtja e rrobave tuaja me të cilat dilni jashtë, mund ta shndërrojë shtratin në një burim bakteresh e mikroorganizmash që mund të shkaktojnë infeksione, skuqje, puçrra etj.

Mesatarisht, trupi i njeriut eliminon afro gjysmë milion qeliza të vdekura të lëkurës dhe djersë e cila e përzierë me pluhurat apo agjentët ndotës të ambienti mund të acarojnë lëkurën tuaj. Nëse me këto rroba rrini për orë të tëra e madje edhe shtriheni, shpina apo zona e kraharorit do të mbushet me puçrra.

Vetëm një moment të mendoni se çfarë kanë prekur rrobat e tua dhe mendimi se me to mund të shtriheni, nuk do ju vijë më ndër mend.

Tani mendoni se sa shumë njerëz kanë qenë në ato vende! A do t’i ftonit ata të ulen në shtratin tuaj?

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paska lidhje dhe me shtimin në peshë

4 zakonet e këqija të gjumit

Nga dëshirë për të përtypur akull deri tek...

10 mënyra me të cilat trupi juaj po thotë se diçka nuk shkon