MENU
klinika

Shënuesi më i mirë i historisë

“Mister finalja”, shifrat e pabesueshme të Ronaldos

21.01.2021 - 14:53

Përsëri ai, sa herë shënon, një statistikë e re regjistrohet, një trofe ndoshta fitohet dhe rekordet përmirësohen ose thyhen. Goli me të cilin Cristiano Ronaldo kanalizoi dhe vendosi në të vërtetë fatin e Superkupës Italiane kundër Napolit, solli triumfin e nëntë në historinë e Juventusit për këtë trofe.

Ky ishte goli i 16-të i shënuar në karrierën e tij nga kampioni portugez, në ndeshjet me një trofe pas. Pra, në finale. Ai ka luajtur katër të tilla për Juventusin: në dy prej tyre shënoi. Këtë herë në “Mapei Stadium” dhe në Superkupën e vitit 2018 ndaj Milanit.

Kur ai shënon, Juventus ngre kupën; kur ai mbetet thatë, edhe “Zonja e Vjetër” del bosh (Superkupa dhe Kupa Italiane 2019). Një dhuratë për të hapur palmaresin e Andrea Pirlos si trajner, në mundësinë e parë në dispozicion.

Një konfirmim për të pasuruar palmaresin e tij, i cili midis klubeve dhe ekipit kombëtar ka shtuar trofeun e katërt, që kur Cristiano Ronaldo u bashkua me Juventusin. Kjo ishte Superkupa e dytë, përveç dy kampionateve.

Në karrierën e tij, numri i trofeve të fituar është 31, të cilëve duhet t’iu shtohet “Community Shield” më 2008 dhe Superkupa e Europës më 2016, të arritura me Manchester United dhe Real Madrid, edhe pse vetë nuk kishte mundësi të luante në finale.

“Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e vështirë, por ne patëm një qasje të shkëlqyeshme. Fitimi i kësaj kupe është shumë i rëndësishëm për të rikthyer besimin. Ne jemi shumë të lumtur”, – tha CR7 në fund të ndeshjes.

Për shkak se vitrina është e rëndësishme, janë trofetë që hyjnë në librat e historisë, por përballja me Napolin ishte gjithashtu një hap themelor për ta rikthyer sezonin bardhezi në rrugën e duhur, pas rrëshqitjes së të dielës mbrëma me Interin, që ngriti alarmin.

Por mbi të gjitha, Cristiano Ronaldo shkroi historinë e futbollit botëror pasi u bë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 760 gola. Ronaldo tani ka tejkaluar rekordin e sulmuesit çeko-austriak Josef Bican me 759 gola! Deri në fund të këtij sezoni, qëllimi është trofeu i 34-t në karrierën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN