MENU
klinika

Dominon Bayern

UEFA publikon formacionin më të mirë të 2020-s

20.01.2021 - 16:56

UEFA publikoi formacionin më të mrië të vitit 2020 pas votimit të tifozëve nga e mbarë bota. Pothuajse 6 milionë persona përgjatë muajit të fundit shprehën bindjet e tyre për futbollistët më të mirë në Europë.

Si portieri më i mirë në kontinent është votuar Manuel Neuer. Joshua Kimmich, Sergio Ramos, Virgil van Dijk dhe Alphonso Davies janë në mbrojte. Thiago Alcántara, Kevin De Bruyne si dy nga mesfushorët më të mirë.

Si sulmues të fshehtë janë më të votuarit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, ndërsa në repartin ofensiv janë Neymar dhe Robert Leëandoëski. Siç vihet re, 5 futbollistë i përkasin fornmacionit të Bayern Munich, si skuadra që fitoi gjithçka në sezonin e shkuar.

Për herë të parë në formacionin më të mirë të vitit ishin Kimmich, Davies dhe Thiago Alcántara. Ronaldo është zgjedhur 15 herë dhe 12 herë Messi.

Në listën e 50 kandidatëve fillestarë (5 portierë, 15 mbrojtës, 15 mesfushorë dhe 15 sulmues) kanë qenë të pranishëm ‘italianët’: De Ligt (Juve), Lukaku, Barella dhe De Vrij (Inter), Hateboer, Papu Gomez dhe Ilicic (Atalanta) dhe Immobile (Lazio).