MENU
klinika

Shifrat e sulmuesit të Milanit

Ibra pa limit, kërkon golin 500 dhe ndeshjen 600

21.01.2021 - 13:19

Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të ndalet. Për herë të parë në karrierën e tij europiane shënoi në nëntë ndeshje radhazi si titullar; ai që me 1.5 gola për ndeshje ka mesataren më të lartë të shënimit në turnetë kryesore të Europës, ai që kapërceu numrin e golave të sezonit të kaluar me Milanin (12 me 10), duke luajtur 10 ndeshje më pak.

Sfida në ndaj Cagliarit i tha të gjitha këto, por kini kujdes nga ajo që pritet ende. Në fakt, Zlatan ka dy numra-stacion në fokusin e tij: 500 dhe 600.

500 gola në karrierë, në të gjitha garat, midis kombëtares dhe klubeve. Epo, Zlatan po lundron në një lartësi prej 498 golash për një cikël fantastik, që lloi më 30 tetor 1999, me “rrjetën” e parë mes profesionistëve, me fanellën e Malmoe.

Me ekipin e qytetit të lindjes ai e mbylli në kuotën e 18 golave, mjaft për të zgjuar oreksin e Ajax. Në Holandë kaloi katër sezone, duke e përfunduar me 48 gola. Pastaj, aventurat e para italiane: së pari me Juve (26 gola), më pas me Interin (66).

Numra të tillë që garantojnë kalimin te Barça, ku sidoqoftë nuk shkoi ashtu siç prisnin të gjithë. “Vetëm” 22 gola me katalanasit, para se të zbarkonte në Milanello, ku bëri menjëherë ndryshimin. 56 gola në dy sezone, më pas iu shit PSG-së për shkak të detyrimeve buxhetore, mes humorit të tij të keq dhe lotëve të Gallianit.

Edhe në Francë, numra të çmendur: 156 gola në katër vjet. Pas kësaj, ai shënoi 29 gola me Manchester United, 53 me LA Galaxy dhe 24 me “Milan-bis”.

600 është stacioni i radhës për prezencat në kampionat. Kjo, në liga të ndryshme. Në këtë rast, suedezi është në kuotën e 599 ndeshjeve (pla-yoff-et në MLS përjashtohen nga numërimi). Rrumbullakimi 600 do të preket të shtunën, kundër Atalantës. Pra, kjo do të jetë një sfidë disi simbolike për suedezin.

Milani është atje përpara të gjithëve, në krye të Serie A, ndërsa 600 ndeshje në ligat e ndryshme si profesionist e konrmojnë statusin e një futbollisti që nuk njeh moshë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN