MENU
klinika

"ArtOn"

Vepra arti në rrugë (“kush nuk lexon, sheh përreth… së paku”)

21.01.2021 - 16:06

         Tiranës iu shtua një hapësirë e re. E gjitha, për artin. E gjitha, publike. “ArtOn” është hapësira e re-ekspoze, për artistët e artit pamor./Konica.al

“ArtOn” – një hapësirë e re alternative e artit bashkohor, ku ndërthuren vepra arti në forma instalative, me fashion-design nga Stefanel. Artistët që prezantojnë veprat më të fundit, kanë zhvilluar një koncept instalativ dhe qëndrimet e tyre artistike vijnë si përvoja të ndërthurura me hapësirat sociale, për të qenë më afër dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë, me publikun artdashës.

Janë: Berina Kokona, Ardian Isufi dhe Ergys Krisiko që vijnë në “ArtOn”, çelur më 19 janar.

Rritja e dialogut me publikun, mbetet kyçe për artistin dhe pedagogun e arteve Ardian Isufi, sipas të cilit, kjo formë e çon veprën me afër individit. Në një reagim gjatë përurimit të kësaj hapësire të artit, Ardian Isufi, mes të tjerave tha se, këtë herë në hapësirën e “ArtOn” kemi të bëjmë me instilacione dhe performnca, si dhe me objekte artistike që janë tendencat e fundit në art.

“Nëse deri dje, vepra e artit shkonte te publiku nëpërmjet muzeve apo qendrave të artit, sot është më afër, duke u futur edhe në disa hapësira sociale shoqërore, për të ndihmuar më shumë me mesazhet artistike. Gjithashtu edhe në këtë periudhë pandemike, që sa vjen e bëhet më asfiksuese për ne, ku pa dyshim, arti i jep një pikëpamje tjetër, sepse kemi të bëjmë me instilacione, kemi te bëjmë me performanca dhe me objekte artistike, që janë tendenca më e fundit e artit shqiptar, si dhe në artin bashkohor në botë” – tha mes tjerash, artisti.

Pedagogu i arteve, Isufi, vijon më tej, se modeli “ArtOn” është marrë nga vende të zhvilluara, që për të tërhequr publikun drejt krijimtarisë artistike e kanë vendosur atë në vende ku mund të zhvillohen dhe aktivitet të tjera të përditshme.

Ai shtoi, se kjo është një përvojë që e kanë nga Nju Jorku.

“Vite më parë, kemi qenë në Nju Jork dhe kemi parë ose nga përvoja jonë, sesi veprat fillojnë dhe ndërthuren duke u vendosur nëpër hapësira të tilla publike. Pa dyshim që ka interes të madh. Për ne, është komunikimi dhe dialogu me publikun, si një fillesë e mirë ku ky i fundit, bëhet pjesë e hapësirave tona, sepse veprat flasin për aktualitete” – ka prezantuar, Isufi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekt infrastrukturor

Gati qyteti më i ri i fëmijëve


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit