Ditën e djeshme është bërë zhurmë e madhe, teksa medie të ndryshme shkruan se Flamurtari i detyrohet ish-trajnerit Stanislav Levy rreth 100 mijë dhe se ai e ka paditur në FIFA.
Por nuk ka asnjë çështje të hapur financiare mes klubit vlonjat dhe ish-trajnerit të Flamurtarit, Stanislav Levy. Drejtuesit e Flamurtarit kanë sqaruar gjithçka zyrtarisht me një dokument të FIFA-s, që vërteton se nuk ekziston asnjë lloj detyrimi i klubit “Flamurtari” ndaj trajnerit Levy.
SQARIMI I FLAMURTARIT
Njoftim për shtyp !
Flamurtari Footboll Club informon opinionin publik dhe sportiv, që nuk ka çështje pagese të prapambetur për ish-trajnerin Stanislav Levy, gjë e cila vërtetohet dhe në njoftimin zyrtar nga FIFA.