03.02.2021 - 18:22
Futbollisti i ekipit tonë kombëtar Shpresa, Emir Sahiti, është padyshim shqiptari i momentit! 22-vjeçari po shkëlqen me fanellën e Sibenikut në kampionatin kroat të futbollit.
I huazuar nga Hajduk Split, mesfushori me tipare sulmuese ka arritur të shënojë 6 gola në kampionat në 18 ndeshje që ka zhvilluar deri më tani. Pas Dinamos së Zagrebit dhe Lokomotivës së Zagrebit, Sahiti ka arritur të realizojë edhe në sfidën e sotme ndaj Rijekës.
Kjo është ndeshja e tretë radhazi që shënon. Rijeka po shndërrohet në “prenë” e preferuar të shqiptarit, pasi ai i shënoi edhe në ndeshjen e 1 nëntorit të vitit 2020, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 2-0.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Detajet e ndeshjes
Luajmë kundër Bale, Shqipëria miqësore në qershor
Debutimi te Kombëtarja
Theu rekordin e moshës, Çepele: Fantastike!
“Tre Luanët” në grup me ne