MENU
klinika

Reagimet PD-LSI

Arrestohen ish-deputetët e PS-së/ Reagon opozita

21.10.2018 - 20:15

Pas lajmit të arrestimeve të dy ish-deputetëve nga rradhët e PS-së, ku njëri prej tyre, Arben Çuko kishte mbajtur dhe postin e ish-drejtorit të burgjeve, ka reaguar dhe opozita.

Partia Demkratike kryesisht është marrë me reagimin e kryeministrit Edi Rama, i cili pak më herët në një status në Facebook shkruante se “ndjente keqardhje për Arben Çukon”.

Sipas deputetit demokrat Gent Strazimiri, nuk duhet ndjerë keqardhje për dikë që “ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu”

reagimi i pd-se per arrestimin e ish-deputeteve te ps-se-konica.al
reagimi i pd-se per arrestimin e ish-deputeteve te ps-se-konica.al

Statusi i plotë

““Keqardhje për Arben Çukon” ??????

Pse? Se e ktheu burgun në dispeçerinë e trafiqeve duke u marrë pare trafikantëve të burgosur për t’u futur celularet që të vazhdonin trafiqet nga burgu?

Kjo është “ana e DREJTËSIË”?

E vërteta është që pasi ka marrë vesh se ia kanë kapur, e shkarkoi që të arrestohet nga “jashtë familjes sonë te madhe” … njësoj si Saimir Tahiri vetëm se ky është i sakrifikueshëm!!!!!

Të shohim ç’do të thotë për koordinatorin e PS Lezhë, Arben Ndokën, që mesa duket i ka ndodhur një “lapsus adoleshencial” tjetër…

Në të tilla raste del Prof.Dr. Blerina Gjylameti se Xhaçka është “e zënë”….
Menjëherë kanë reaguar deputetët e opozitës pas arrestimit të dy ish-deputetëve të Partisë Socialiste, Arben Çuko dhe Arben Ndoka.”

Ndërkohë nga ana tjetër, Lëvizja Socialiste për Integrim, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i mbyll veprat penale me falje në Facebook, deputeti i LSI, Petrit Vasili, ngre pyetjen se ç’do të bëjnë ish-deputetët e arrestuar.

reagimi i LSI per arrestimin e ish-deputeteve te ps-se-konica.al
reagimi i LSI per arrestimin e ish-deputeteve te ps-se-konica.al

“Edi Rama i mbyll veprat e tij penale me falje ne facebook, po keta ish deputetet a munden????

Edi Rama ka nje drejtesi dhe standart per vete dhe nje per te tjeret.

Edi Rama bleu prokurorine dhe kur u akuzua se i beri thirrje policise te hidhte uniformat per te bere vota ,kreu veper te rende penale dhe pastaj kerkoi falje ne facebook dhe ja mbyllen ceshtjen.

Edi Rama mashtroi dynjane me audipergjimin e Agron Xhafes dhe prokuroria ja mbylli prap ceshtjen.

Po ketyre ish deputeteve te arrestuar po te kerkojne falje me facebook si Edi Rama a ju mbyllet ceshtja??? ,”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN