MENU
klinika

Maqedoni

Qeveria pret bashkim me opozitën për ndryshimet kushtetuese

22.10.2018 - 09:44

Pasi Kuvendi i Maqedonisë e solli vendimin për fillim të ndryshimeve të Kushtetutës për shkak të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, kalojnë edhe 15 ditë aq sa Qeveria si propozues i ndryshimeve kushtetuese, ka afat të dorëzojë projekt-ndryshimet e Kushtetutës deri te Kuvendi.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se nuk ka kundërshtim në amendamentet kushtetuese të futen kërkesat e disa deputetëve të opozitës të cilët votuan për dhe sipas tij ato kërkesa nuk largohen nga Marrëveshja e arritur me Greqinë.

Do të ulemi së bashku t’i skicojmë projekt-amendamentet. Besojmë se mundemi ta bëjmë atë për më pak se 15 ditë me qëllim që ta shkurtojmë. Besoj se në suaza të atyre 15 ditëve do të mundemi me të vërtetë të harmonizohemi dhe pres të rritet shumica për përkrahje. Sikur që do t’i hapim amendamentet ashtu çdoherë e më shumë do të konfirmohet se nuk ka asgjë të dhimbshme, të rëndë ose të fshehur. Të gjitha këto amendamente së pari do të na bashkojnë”, tha Zaev.

Me votimin në Kuvend të premten, përfundoi faza e parë e ndryshimeve të Kushtetutës. Në fazën e dytë duhet të konfirmohen projekt-ndryshimet dhe për atë nevojitet shumicë e thjeshtë ose 61 vota në Kuvend. Faza e tretë dhe e fundit është miratimi i ndryshimeve për çka nevojitet shumicë prej dy të tretave ose përkrahje prej së paku 80 deputetëve. /Konica.al/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Përmbledhja ditore e rajonit

Maqedonia së shpejti me emrin e ri