MENU
klinika

Infeksione të ndryshme

Pse kruarja e hundëve është kaq e rrezikshme

29.04.2023 - 08:27

Kruarja e hundëve mund të jetë më e dëmshme nga sa e keni menduar

Askush nuk dëshiron të pranojë kruarjen e hundës, por kjo nuk do të thotë që njerëzit ende nuk e kanë lënë  këtë zakon të rëndë. Përveç çështjeve të dukshme sanitare, ekspertët thonë se kruarja e hundës  mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Sipas disa hulumtimeve  është zbuluar që gjatë kruarjes së hundës mund të përhapen me lehtësi baktere  të rrezikshme që shkaktojnë  pneumoni.

Bakteret që shkaktojnë pneumoni mund të përhapen përmes pickimit dhe fërkimit të hundës. Nga studimet është treguar  se bartja mund të ndodhë më shumë  nga kontakti midis hundës dhe duarve pas ekspozimit ndaj baktereve, sesa thjesht nëpërmjet frymëmarrjes.

Një nga studiuesit kryesorë, Victoria Connor,thotë se infeksioni pneumokok  është shkak për shfaqjen e shumë sëmundjeve të rrezikshme .Ky infeksion mund të shkaktojë pneumoni, si dhe meningit.

Rezultatet theksojnë rëndësinë e mbajtjes së higjienës së mirë të duarve për të shmangur ekspozimin ndaj patogjeneve bakteriale dhe sëmundjeve të ndryshme.Kruarja e hundës për disa njerëz mund të jetë “ një ves shumë I keq” por kujdes,mos e nënvlerësoni rreziqet shëndetësore që mund të sjellë ky zakon!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dr. Mirzana Kapllanaj

Meningiti në moshat fëminore