“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Më krijohen shpesh disa pika (gurë) të bardha në bajame. Kam dëgjuar se mund të hiqen me shiringë dentare, por nuk e di se çfarë është kjo. A mund të pyesni një mjek për këtë ju lutem?
Mjeku: Gurët e bajameve ose tonsilolitet futen në grupin e infeksioneve kronike të bajameve që shoqërojnë përgjithësisht format atropike. Nga infeksionet kronike, tonsilat mund të zmadhohen apo zvogëlohen, ose ky mund të jetë një ndryshim që ato e pësojnë gjatë evolucionit të tyre. Në rastin e dytë, ato vendosen nën harqet e bajameve që janë bërë si xhepa dhe mbledhin mbeturinat ushqimore, qelizat e vdekura dhe vishen me shtresën e karbonatit të kalciumit dhe eliminohen si tapa me ngjyrë të verdhë deri në gri me erë të keqe. Sado që ato të pastrohen mekanikisht, do të krijohen përsëri, sepse janë deri në polusin e sipërm dhe zgjidhja përfundimtare është heqja e bajameve, pra operacioni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim