MENU
klinika

Ja si duhet të veproni

Doni të shikoni uebsajt-et që keni vizituar nga Instagram?

17.02.2021 - 10:24

Kur vizitoni një lidhje në Instagram, zakonisht hapet shfletuesi i integruar i aplikacionit që do të thotë se nuk ruhet historiku i shfletimit.

Për fat të mirë vetë Instagram lejon që të shikoni një listë të plotë të lidhjeve që keni klikuar. Në këtë artikull ju shpjegojmë sesi ti aksesoni.

Hapni aplikacionin Instagram në iPhone ose Android dhe shkoni tek profili juaj duke shtypur foton në cepin e djathtë poshtë.

Pasi të shkoni tek profili juaj shtypni ikonën e menusë me tre vija horizontale dhe më pas përzgjidhni opsionin “Your Activity.”

Nën tabin “Links” do të gjeni çdo lidhje që keni klikuar në aplikacionin Instagram në renditje kronologjike. Ju mund të klikoni çdo uebfaqe për ta rivizituar. Nëse dëshironi të fshihni një lidhje nga hapësira “Your Activity” mjafton të mbani të shtypur mbi të dhe më pas të zgjidhni opsionin “Hide.”

Në krye të listës së lidhjeve të vizituara gjendet një opsion “Hide History.”

Duke e klikuar mbarë historiku do të fshihet menjëherë. Ky veprim është i pakthyeshëm

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U del në mbrojtje përdoruesve

Instagram gjen një zgjidhje kundër hakerave