20.02.2021 - 22:52
Real Madrid ka regjistruar fitoren e katërt radhazi në La Liga dhe tashmë kampionët në fuqi e shohin vetëm 3 pikë larg Atletico Madrid. Los Blancos fituan 1-0 në fushën e Valladolid.
Real Madrid ka marrë avantazhin në transfertën delikate pas një goli të shënuar nga braziliani Casemiro. Mesfushori i dha avanatazhin “Los Blancos” në minutën e 65-të, ku pas një krosimi të Toni Kroos nga goditja e dënimit, shënoi me kokë.
Një gol i vetëm, por me vlerë shumë në këtë stacion të garës. La Liga është totalisht e hapur edhe për Barcelonën, që do të luajë nesër ndeshjen e radhës. Garë treshe deri në fund.