Më 20 tetor, në orën 17:00, në ambientet e këndshme të barit ‘’Viba’’ ngjitur me Albanian University, në rrugën e Kavajës u mbajt edicioni i tretë i eventit Home Movie Day Albania.
Shpend Bengu, drejtori i këtij eventi e hapi atë duke shprehur mirënjohjen për të ftuarit që ishin ambientuar në shoqërimin e ndonjë pijeje të çastit.
Ai shprehet për portalin Konica se nuk ka pasur një sponsor apo vëmendje institucionale rreth këtij eventi kaq të rëndësishëm kulturor që flet për historinë e tij në pamje të rralla filmike individuale, të arkivit apo të mbledhura me punën e vetme të Shpend Bengut.
Ky event është një krijim individual i profesorit të imazhit Shpend Bengu me dashamirësinë e miqve dhe të universitetit, sjell pamje të rralla të filmit individual dhe shtetëror të periudhave të ndryshme, nga vitit 1912 e deri në vitin 1980. Në të dallohen disa karakteristika përgjatë viteve në tre periudha:
- Periudha nga viti 1912 -1945
- Periudha nga 1945- 1960
- Periudha viti 1980
Për këto filmimime është bërë një restaurim i veçantë nga restauruesit më të mirë botërorë. Material të veçantë ka viti 1924 që ishte shumë i vështirë për t’u gjetur sipas Shpend Bengut. Ndër pamjeve të rralla ka disa fragmente në vitin 1913, 1945 etj.
Këto filmime janë pjesë e arkivave ndërkombëtare si ato franceze, angleze, amerikane apo ruse, si dhe pjesë të Arkivit Qëndror të Filmit.
Filmimet individuale në Shqipëri kanë fillluar në vitin 1912. Ky edicion i Shqipërisë i bashkohet përmbledhjeve të shumë vendeve të botës që merren me mbledhjen, sistemimin dhe e arkivave të filmave apo filmimeve individuale.
Shpend Bengu është shumë i apasionuar për filmimet dhe një pjesë shumë të rëndësishme të ndihmesës së këtij edicioni ia ka dhënë dhe Drejtoresha e Arkivit Qendror të Filmit që relaton pjesët unikale të eventit dhe pika kyçe që duhen shpjeguar.
Në këtë relatim shton edhe Shpend Bengu të gjitha situatat e pjesëve filmike të veçanta, si konferenca e Londrës, e Parisit, Lufta e II Botërore apo pjesë filmike unike të qyteteve si në Shkodër, Korçë me pushtimin Italian, Tirana pas viteve 1946 etj.
Nuk ngelen pas grimca të rëndësishme që u dhanë për herë të parë si psh., parrulla ‘’Rroftë Stalini. Çurçilli e Rusvelti’’ të cilat kanë qenë të cencuruara më parë.
Shumë pjesë filmike unikale gjatë zhvillimeve të rëndësishme të historisë së shtetit Shqiptar apo pjesë të padhëna ndonjëherë të plota por vetëm fragmente filmike në publik u trasmetuan gjatë kësaj mbrëmjeje.