Për të 11-ën herë radhazi, nga data 25 deri në 28 tetor zhvillohet aktiviteti i quajtur ‘’Ditës e Mios’’. Vangjush Mio mbahet ndryshe si impresionisti i parë shqiptar në pikturë dhe dallon për ngjyresat e ti të theksuara në telajot e tij që impresionon edhe sot e kësaj dite.
Në nderim të këtij piktori që dha jetën e tij për artin, si një nga piktorët e peizazhit më të mirë në Shqipëri, organizohet çdo vjeshtë ky aktivitet i njohur për korçarët.
Në këtë edicion marrin gjithashtu pjesë 20 piktorë nga Shqipëria, Maqedonia, Bullgaria, Greqia, Turqia e Polonia. Mes tyre ka emra mjaft të njohur në artin e telajos.
Pjesëmarrësit e këtij edicioni kanë shprehur dëshirën të pikturojnë fshatrat turistikë si Boboshtica, Drenova, Vithkuqi, Voskopoja e Dardha.
Piktori i Popullit Vangjush Mio lindi më 3 mars 1891 në Korçë. Anëtar aktiv i kolonisë së artistëve shqiptarë në kryeqytetin e Rumanisë në vitin 1915.
Studimet e larta i mbaroi në 1919 Universiteti Kombëtar të Arteve në Bukuresht ku hap edhe ekspozitën e parë personale. Në vitin 1920, hapi ekspozitën e parë artistike për publikun në gjithë Shqipërinë.
Një nga interesat më tërheqës dhe frymëzues të piktorit të njohur Vangjush Mihos kanë ngelur gjithmonë pejizazhet tërheqëse të rrethinave të Korçës që ai aq bukur i ka shprehur me anë të ndjesive në penel.
Bota e tij e brendshme plot ngjyresa ngjizej më shumë me natyrën, natyra ka si çudi të madhe perfeksionin që në sytë e tij kishte impresionin. Piktura e tij mund të quhet letërsi kur je i mërzitur dhe qetësi kur je me stres, ajo quhet këndshmëri në qoftë se do të pushosh.
Impresionizmi u shfaq në Itali dhe këto shpërthime kulturore nuk mund të linin pas edhe shpërthimet kulturore shqiptare. Miho ishte një nga ata të apasionuar dhe admirues i madh i impresionizmit italian të shekullit XIX dhe fillim shekullit XX, ku edhe u regjistrua në Akademinë mbretërore të Shën Llukës (San Luca).
Më pas punon si mësues arti në Liceun Francez, ku mes nxënësve të tjerë ai i dha mësim edhe kryetarit të ardhshëm të vendit, diktatorit Enver Hoxhës. Mësues edhe i piktorit të talentuar korçar Ruzhdi Goskova si dhe i shumë personaliteteve të tjerë.
Retrospektiva e punimeve e cila e tij u zhvillua në nëntor 1957 në Tiranë në kohën e komunizmit. Në 30 dhjetor të 1957 ai ndërroi jetë.
Ai me veprat që ka lënë të mëson natyrën, origjinalitetin dhe personalizmin në çdo detaj. Prej këtij natyralizmi në shpirt konsiderohet si peizazhisti i përkryer shqiptar i shekullit të XX. Ai e përmblidhte natyrën dhe ta servirte aromë trëndafili për syrin të shpërfaqur në telajo.
Në këto telajo nuk harronte Korçën, Pogradecin e famshëm të qetësisë dhe butësisë me liqenin e tij, por në punimet e tij ka edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra.
Që nga koha e antikitetit me përfaqësimin e portreteve në lakuriqësi, në shekullin e XV romantizmi italian e rikthen në qendër të vëmendjes njeriun në pikture me gjithë hiret e saj nga kolosët e penelit dhe të skulpturës.
Pas ndrydhjes së kishës obskurantiste dhe pas iluminizmit njeriu kthehet fuqishëm nëpërmjet artistëve dhe rrymave të saj edhe në pikturë dhe shekulli i XX mbahet ndryshe si viti i njeriut dhe i individualizmit, personalizmit të tij në art.
Mio ishte brilant edhe në pikturimin e këtyre portreteve. Ai dinte të futesh në skutën më të erët të personalitetit dhe karakterit njerëzor, që nga ndroja e deri te dinamizmi i njerut, që nga realiteti e deri te indirektia që përcillet aq bukur me artin.
Korça ishte perla e tij e mbajtur me kujdes në sirtarin e kujtesës, Korça duhet të jetë krenar për këtë figurë të ndritur të kulturës shqiptare që i dha hov pikturës dhe artit në përgjithësi.
Ai pati 40 vite karrierë intensive dhe realizoi me penelin e tij mbi 400 vizatime dhe 130 piktura.
Rreth 60 punime të tij mund të admirohen në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Veprat e tjera, ekspozohen në shtëpinë e tij, njihet ndryshe si ‘’Muzeu Vangjush Mio’’.
Një akt i shëmtuar i ndodhi këtij personaliteti pas vdekjes së tij, në 1994 njëzetenjë piktura me një vlerë rreth 300,000 USD sipas specialistëve, të cilat ende nuk janë gjetur u vodhën nga muzeumi. U raportuan të zhdukura në 2012.
Për këtë u hap dhe një gjyq ku u përfshinë shumë të akuzuar. Në këto piktura ishin dhe disa piktura të Mihos. Bota e artistëve u trondit nga ky akt barbar.
Njerëz të tillë impresionojnë me gjallërinë e tyre, ata duhen ndjekur dhe jo vjedhur, nuk vidhet gjenialiteti, ai bëhet.
Nga Eugent Kllapi