MENU
klinika

“Unë nuk e dua pushtetin për veten time”

Rama në Gramsh: Jam këtu për të dhënë mishin dhe…

12.04.2021 - 11:29

Kryeministri Edi Rama teksa ka zhvilluar një takim elektoral me të rinjtë në Gramsh thotë se pushtetin nuk e do për veten, por për të arritur majat ku duhet të jetë Shqipëria.

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë thotë se nga pikëpamja profesionale i ka arritur të gjithë, por shprehet se kërkon ende pushtet për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Ne nuk e duam pushtetin për vete.  Unë nuk e dua pushtetin për veten time. Nëse dikush do thoshte ca do ti më: Ke qenë ministër, kryetar bashkie, je kryeministër. Nga pikëpamja profesionale unë i kam parë të gjithë këto maja.

Nëse qëndroj këtu, qëndroj sepse mua këtu nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Përsa kohë shqiptarët, shumica duan të ngjiten në atë majë unë e di si mund të ngjitemi në atë majë. Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne kemi bërë gabime pa diskutim.  Ne nuk jemi të rënë nga qielli. Nga qielli vetëm shiu bie.

Ka një dallim të madh mes nesh dhe atyre. Ne jemi ajo forcë e karakterit të gjithë njerëzve të punës. Nuk ka receta çudibërëse vetëm çudinë që përmban ndryshimi e sjell puna e vetëm puna, pasioni për t’ja dalë e në këtë pikë nga unë ju flas ju them se shtysa që mua më nxjerr përditë nga shtëpia është të bëj gjithçka mundem që Shqipëria të jetë më e mirë nesër e që shqiptarët pavarësisht se ça voton të ndjehen më mirë nesër” tha Rama.

VAKSINIMI

Sa i takon procesit të vaksnimit, kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është një nga vendet ku populli po vaksinohet masivisht, pa dallime partiale.

“Nuk ka pikë dyshimi se nuk po dalim ne socialistët më të fortë, por po dalin shqiptarë, nuk po del më e fortë PS por Shqipëria. Ne nuk i kemi ndarë familjet në majtas apo djathtas. Ne i kemi parë të gjithë sy më sy me dorë në zemër.

Ndërkohë që ne u goditëm aq rëndë nga tërmeti, ndërkohë që arritëm të bashkojmë energjitë dhe burimet financiare na erdhi goditja tjetër, tërmeti që tronditi gjithë botën.

Ne ia dolëm ta përballojmë dhe ndërkohë ia dolëm të sigurojmë vaksinimin masiv të gjithë popullit në një lagje të Evropës, pasi BE na la jashtë vaksinimit.

Ne jemi një nga dy vendet që sot po vaksinon masivisht dhe sot Shqipëria është në fashën më të lartë të vaksinimit në Ballkan.

Ne nuk i pamë kush janë gjyshërit e socialisteve dhe të demokratëve, por i pamë të gjithë si gjyshërit tanë”.