Kombëtarja e meshkujve në volejboll është mundur sot pasdite 3-1 nga Rumania, në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2021 të rrjetës.
Ndeshja është luajtur në Rumani, ku për tri ditë me radhë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të Grupit E, ku janë edhe Zvicra e Sllovakia. Në Sllovaki u luajtën javën e kaluar tri sfidat e para, ku Shqipëria i humbi të tria përballjet e saj.
Gjithsesi, në këtë sfidë ndaj vendasve rumune, kuqezinjtë e trajnerit Jani Melka bënë një paraqitje shumë më të mirë se ajo e një jave më parë dhe mund të kishin marrë më shumë se një set.
Shqipëria luan mirë dhe arrin të fitojë 26-24 setin e parë. Në të dytin, vendasit tojnë 25-22 e më pas Rumania dikton në fushë, duke fituar pa probleme 25-13 setin e tretë. Në setin e katërt sërish ka rivalitet, por rumunët fitojnë 25-21 dhe krejt takimin 3-1.
Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këto eliminatore në po kaq takime të luajtura, duke mbyllur Grupin E. Nesër, volejbollistët kuqezinj do të luajnë ndaj Sllovakisë.
Faza e parë, Sllovaki 6-8 maj
6 maj: Rumani – Shqipëri 3-0
7 maj: Zvicër – Shqipëri 3-0
8 maj: Shqipëri – Sllovaki 1-3
Faza e dytë, Rumani 14-16 maj
14 maj: Shqipëri – Rumani 1-3
15 maj: Shqipëri – Sllovaki 20:00
16 maj: Zvicër – Shqipëri 20:00