MENU
klinika

Ligue 1, java 11

PSG nuk ndalet, vendos rekord europian

28.10.2018 - 23:09

PSG nuk ka rivalë në kampionatin francez. U mendua se Marseille në fushën e vet mund t’i merrte të paktën një barazim, por parisienët kanë fituar 0-2. Është fitorja e 11-të radhazi në Ligue 1, duke thyer rekordin e Romës, të vendosur nga trajneri aktual i Marseille, Rudi Garcia, në vitin 2014, me 10 fitore radhazi nga starti.

Nuk ishte një ndeshje e thjeshtë për kryeqytetasit dhe në pjesën e parë nuk kishte thuajse asnjë aksion që ai vlen të përmendet, përveç rastit të Di Maria-s në minutën e 45’, kur ishte një nga mbrojtësit vendas që i mohoi golin në vijën fatale.

Pjesa e dytë ishte më argëtuese, teksa kishte mundësi nga të dy ekipet. Por ishte futja në fushë e Kylian Mbappe ajo që ndryshoi rrjedhën e lojës. Sulmuesi francez e nisi nga stoli në minutën e 62’, tri minuta përpara se të shënonte golin e avantazhit.

Ishte një gol tipik i kampionit të botës, ai merr topin, vrapon si i çmendur drejt portës dhe godet bukur, duke mposhtur portierit. Me Marseille që hidhet përpara, PSG kishte hapësira dhe mund të kishte mbyllur ndeshjen, por këtë gjë e bën në minutën e fundit të shtesës me Draxler.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


PSG perfekte pas 9 javësh

“Çmendet” Mbappe, 4 gola ndaj Lyon