MENU
klinika

Përmbledhja ditore e rajonit

Disa vende të BE-së janë kundër vizave për Kosovën

29.10.2018 - 19:36

Kosovë

Kosova po merr goditje të fortë nga një numër i madh i shteteve të Bashkimit Evropian në fazën e fundit të procesit të liberalizimit të vizave.

Në takimet e mbajtura së fundi në Bruksel është bërë e ditur se janë më shumë se 10 shtete që e kundërshtojnë heqjen e vizave për Kosovën.

Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se vendi i tij është i gatshëm për vazhdimin e dialogut, madje, siç u shpreh ai, edhe në situatën e tensioneve të shtuara politike dhe të sigurisë për serbët në Kosovë.

Ai këto komente i bëri gjatë takimit me shefin e delegacionit të Parlamentit Evropian pranë Komitetit parlamentar për stabilizim dhe anëtarësim BE-Serbi, Eduard Kukan.

Kosovë

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se në asnjë rrethanë Kosova dhe institucionet e saj të sigurisë, dukë përfshirë edhe FSK-në, nuk paraqesin kërcënim.

Ramadani ka thënë se Rusia po përdorë propagandë krejtësisht mashtruese kundër Kosovës.

Maqedoni

Kryetari i Grupit Parlamentar të VMRO-DPMNE, Dragan Danev, në një konferencë për shtyp tha se të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit nuk janë terroristë.

Duke folur për Projektligjin për Amnisti që e dorëzoi, ai tha se amnistia do të përfshijë gjithë të akuzuarit për 27 prillin.

Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka lutur të gjitha partitë opozitare të japin mesazhe pozitive për liberalizimin e vizave, pasi sipas tij, nuk ka arsye për pesimizëm.

Sipas tij, fokus e kanë anëtarësimin në INTERPOL më 20 nëntor, ndërsa para ndërrimit të moteve tha se do ta marrim një lajm të mirë për vizat.

Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka ftuar partitë politike në Kosovë që të bashkohen për mbrojtje të territorit.

Derisa ka komentuar kërkesën e grupeve parlamentar të Lidhjes Demokratike dhe Lëvizjes Vetëvendosje për seancë të jashtëzakonshme, për të miratuar një rezolutë që ia ndalon presidentit të flas për korrigjimin e kufijve, Veseli ka thënë se duhet të kalohen inatet politike. /Konica.al/

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat