MENU
klinika

Ish-trajneri i Leicester

Ranieri i tronditur nga vdekja e Vichait

29.10.2018 - 20:25

Dy vjet më parë Claudio Ranieri shpallte kampion Leicester në Premier League dhe u quajt si surpriza më e madhe. Normalisht, italiani nuk do ta bënte këtë nëse nuk do të kishte një president mbështetës.

Sot, kur është konfirmuar ndarja nga jeta e presidentit të Leicester City-t, Vichai Srivaddhanaprabha, Ranieri është parë shumë i tronditur dhe kjo duket edhe te fjalët e tija. Srivaddhanaprabha dhe katër njerëz të tjerë janë vrarë pas përplasjes së helikopterit shumë pranë |King Poëer Stadium”.

“Jam i tronditur nga lajmi i vdekjes së Srivaddhanaprabha. Ai ka qenë një njeri i mirë dhe kishte fjalë pozitive për të gjithë. Pozitiviteti dhe aftësia për të bërë të gjithë ta donin, ishte diçka që kuptohej nga kushdo që ka qëndruar pranë tij.

ranieri e vichai
ranieri e vichai

Ai vinte në dhomat e zhveshjes vetëm për të thënë fjalë të hijshme, asnjëherë për të kritikuar. Një herë, pak pas ditëlindjes time, ai erdhi në dhomën e zhveshjes me një tortë të madhe dhe bëri të gjithë të këndonin këngën ‘Happy Birthday’.

Çdo gjë që prekte ai bëhej më e mirë. Tani do ta ketë në dorë i biri i tij, i cili gjithmonë ka qenë i dashuruar pas futbollit, për të vazhduar punën e lënë përgjysmë nga babai. Ai ka dhënë një kontribut të madh në Premier League. Ai gjithmonë ishte i qeshur. Jam shumë i mërzitur” – është shprehur Ranieri për “Sky Sport Italia”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN