Hapet Tirana Foto Festival, Tirana Photo Festival është festivali i parë përmbledhës i disa konkurseve, ku janë përfshirë konkuruesit e mëparshmëm si dhe fotot e reja të sjella enkas për këtë festival.
Mbi 7000 foto pjesëmarrëse në gjithë eventet tona të deritanishme janë afishuar në këto konkurse. Visit Tirana ka organizuar 7 konkurse fotografie në mediat sociale, ndërkohë konkursi i 8-të #TiranaAutumn2018 është ende i hapur.
Ky event organizohet nga DMO Albania (Destination Management Organization) Dhe do të hapet në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar.
Sipas organizatorëve të këtij eventi qëllimi i Festivalit është të vendosë fokusin në artin e fotografisë përmes konkursit të fotografisë, ekspozitave, seminareve, foto tour etj.
Në të do marrin pejsë fotografë amatorë dhe profesionistë të cilët postojnë rregullisht foto në konkurse.
Ekspozitat do te kenë këto tematika: Natyra në Tiranë, Njerëzit e Tiranës, dhe foto te qytetit.
Festivali i përvitshëm do jetë jo thjesht një forum për fotografinë, por dhe një mënyrë për promovimin e Tiranës që çdo ditë ndryshon. Ekspozita do të zgjasë 7 ditë.
Do ketë seminare dhe ëorkshope për fotografinë gjatë ditëve të festivalit.
Do të ketë gjithashtu forum me fotografët më të mirë në Tiranë të cilët do të kenë mundësi të diskutojnë trendet kryesore të fotografisë në vite.
Tre çmime të mëdha do të jepen për fotografët më të mirë gjatë gjithë vitit. Ky event përveçse nga DMO mbëshetet edhe nga Bashkia e Tiranës.