MENU
klinika

Vrasja e ekstremistit grek

Bularat/ Ngrihet lapidar me flamur grek për Kacifas

30.10.2018 - 13:28

Në Bularat është ngritur një lapidar, pikërisht në vendin ku është vrarë Kostandinos Kacifas. Herët në mëngjes kanë ardhur edhe banorë të Bularatit për të vendosur lule dhe një flamur grek.

Kacifa u vra në një vend që është 40 minuta larg në këmbë nga fshati. Forcat RENEA kanë shkëmbyer zjarr me të ndjerin për rreth dy orë, përpara se Kacifa të mbetej i vrarë.

kostandinos kacifas-konica.al
 

Herët në mëngjes, kanë qenë të pranishëm ekspertë të kriminalistikës, të cilët kanë kqyrur vendin e ngjarjes për gëzhoja, por nuk kanë gjetur të tjera. Thuhet se i ndjeri ka shtënë 44 plumba në drejtim të policisë. RENEA shprehet se i është bërë thirrje që të dorëzohet, por 35-vjeçari nuk ka pranuar.

Dy prokurorë, njëri i Gjirokastrës, i cili merret me ngjarjen që në zanafillën e saj, dhe njëri i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, drejton veprimet e prokurorisë lokale, përsa kohë që ka dyshime se i ndjeri ka tentuar të vrasë 8 efektivë të RENEA-s.

Është parë edhe rrjeti social i të ndjerit, ku është parë se ka pasur shumë thirrje me nuanca nacionaliste.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë