Një tjetër debat i ashpër ka nisur me Ukrainës dhe Rusisë. Objekt I acarimit të marrëdhënieve është bërë uniforma e re e përfaqësueses së Ukrainës për Euro 2020, e cila në qendër të saj ka të vizatuar hartën duke përfshirë edhe gadishullin të Krimeas.
Një territor që Rusia pretendon se është e saja. Federata e Futbollit të Ukrainës me një dizajn ti ri me një slogan “Lavidi Ukrainës”. Pjesa e përparme e bluzës së verdhë tregon kufinjtë e Ukrainës me të bardha, duke përfshirë Krimenë.
Një parullë në anën e pasme shkruan “Lavdi Ukrainës!” – një brohoritje patriotike e përdorur në tubim nga protestuesit që dëbuan një president pro-Moskës, Viktor Yanukovych, në 2014.
🇺🇦 Нам подобається нова форма. Слава Україні! #КримЦеУкраїна
🇺🇸 Love the new look. Glory to Ukraine! #CrimeaisUkraine pic.twitter.com/a6SOgsTvlz— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) June 7, 2021
Ndërsa një parullë tjetër – “Lavdi heronjve!” – është qepur në pjesën e brendshme të jakës së bluzë. Të dyja këto parulla përdoren si përshëndetje zyrtare ushtarake në Ukrainë.
Ka ardhur reagimi nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se ekipi kombëtar i Ukrainës “bashkoi territorin e Ukrainës me Krimenë Ruse në fanellat e saj të reja. Kjo lëvizje nga ana e tyre krijon “një iluzion të së pamundurës”.