08.06.2021 - 18:01
Pas fitores ndaj San Marinos dhe dhe Maltës, të dyja ndeshje miqësore të zhvilluara në Prishtinë, Kosova humbi të tretën sot 1-2 ndaj Guinesë, sfidë e luajtur në Antalya të Turqisë.
“Dardanët” ia dolën ta mbanin portën e paprekur në 45 minutat e parë. Guinea pati dy raste të mira shënimi, por njëra shkoi mbi portë dhe tjetrën e priti Visar Bekaj.
Në pjesën e dytë, Guinea realizoi dy herë kurse “Dardanët” një herë. Fillimisht, ata realizuan në minutën e 60-të përmes Kouyate, i cili u asistua nga Konate.
Gjashtë minuta më vonë u akordua penallti për Guinean. Nga 11 metërshi i saktë u tregua Kante. Në minutën e 93-të Arb Manaj ngushtoi epërsinë, por ishte vonë për të bërë diçka më shumë.