MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Përse mund të keni cikël menstrual të çrregullt?

11.06.2021 - 10:53

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Përse mund të kemi cikël menstrual të çrregullt?

Mjeku: Niveli në rritje i ndotjes së ajrit rrit predispozitat e ciklit menstrual të çrregullt te vajzat e reja, paralajmëron një studim i ri i kryer nga një grup shkencëtarësh indianë.

Sipas shkencëtarëve, ndotja e ajrit ndikon te adoleshentet që me kalimin e viteve të kenë cikël menstrual të çrregullt apo më të gjatë.

Shekncëtarët paralajmërojnë gjithashtu se ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të shkaktojë edhe infertilitet, sindromën metabolike dhe sindromën e vezores policistike.

“Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit është lidhur gjtihmonë me sëmundjet kardiovaskulare dhe pulmonare, ndërkohë që studimi i ri sugjeron se mund të ndikohen edhe sisteme të tjera, si sistemi endokrin riprodhues”, thotë dr. Shruthi Mahalingaiah, profesore tek Universiteti Boston.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.