Sikur të mos mjaftonin problemet me infektimet nga koronavirusi, një skandal ka plasur në Copa America që po zhvillohet në Brazil. Përfaqësuesja e Kilit është përfshirë në një skandal.
Disa futbollistë kanë organizuar një festë me prostituta në “Gran Hotel Oldara”, shtëpia e kombëtares kiliane. “Party” u organizua për të festuar fitoren e ngushtë 1-0 kundër Bolivisë.
Sipas shtypit kilian, lojtarët e përfshirë janë Jean Meneses, Guillermo Maripan, Arturo Vidal, Gary Medel, Pablo Galdames, Pablo Aranguiz dhe Eduardo Vargas. Priten masa nga Federata e Futbollit Kilian, e cila tashmë kishte gjobitur Vidal dhe Medel për lejimin e një berberi në hotel, duke shkelur rregullat anti-Covid.
Arturo Vidal, Gary Medal & Eduardo Vargas have broken the Copa America 2021 bubble regulations by bringing prostitutes back to the hotel room where Chile were staying. https://t.co/7YRwclufxV
— #TouchlineFracas (@touchlinefracas) June 20, 2021
Të dy lojtarët ishin gjobitur me rreth 25.000 euro secili. Trajneri Martin Lazarte po mendon seriozisht dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares dhe këtë mund ta japë me anë të një konference për shtyp.