“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Kёshilla pёr mbrojtjen e bebeve 0-8 muaj nga fruthi?
Mjeku: Fruthi ёshtё infeksion viral i cili shkaktohet nga virusi i familjes sё paramyxoviridae dhe ka njё infeksiozitet shumё tё lartё. Ёshtё i pёrhapur nё tё gjithё botёn dhe ka njё periudhё inkubacioni deri nё 2 javё. Ai ёshtё i pranishёm nё faring, konjuktiva, nё gjak, urinё dhe nё indet e tjera tё tё sёmurёve.
Burimi i vetёm i infeksionit ёshtё njeriu i sёmurё i cili ёshtё infektues qё nё fillim tё periudhёs katarale deri 5 ditё pas shfaqjes sё ekzantemёs. Pёrhapet me anё tё spёrklave nё ajёr qё bien nё membranë tё mukozёs tё rrugёve tё frymёmarrjes ose nё konjuktivat. Ёshtё i pёrhapur mё shumё tek fёmijёt e vegjёl mbi moshёn 8 deri nё 9 muaj pasi para kёsaj periudhe janё antitrupat e fituar nga nёna e vaksinuar.
Pra, nёse nёna ёshtё e vaksinuar, ka njё IgG pozitive (antitrupat e kujtesёs) automatikisht dhe fёmija ёshtё i mbrojtur, pra ka njё mbrojtje natyrale tё imunizuar nga nёna.
Megjithatё edhe nё kёtё rast nuk mund tё themi se jemi 100% tё mbrojtur nga virusi, pasi siç dihet vaksina e ka kufirin e mbrojtёs deri nё masёn 70% , dhe nё rast se infektohesh, maksimumi bёn qё ta kalosh nё fazёn mё tё lehtё tё mundshme sёmundjen.
Pra, duhet theksuar se masё mbrojtёse 100% nuk ka, megjithatё pёr çdo nёnё fёmija e sё cilёs nuk e ka arritur moshёn e vaksinimit vlejnё disa kёshilla.
Gjёja kryesore qё duhet tё bёjё çdo nёnё nё kohёn kur flitet pёr epidemi, ёshtё tё kufizojё sa mё shumё kontaktin e fёmijёs me persona tё tjerё (kufizoni vizitat e tё afёrmve). Apsolutisht jo, nxjerrjen e fёmijёs nё lokale dhe vende tё mbyllura. Kjo vlen veçanёrisht pёr nёnёn por edhe familjarёt e tjerё pasi çdo person atje jashtë mund tё bёhet transmetues tek ne.
Fruthi ka njё periudhё qё ne quajmё periudha e fjetur e sёmundjes ose inkubacionit, pra ti nuk e shfaq sёmundjen por je ngjitёs pёr tё tjerёt. Pa harruar dhe faktin qё çdo sёmundje virale fillon si grip, pra ka tё njёjtat shenja mё rrufё dhe temperaturё tё lartё dhe pacienti vetё nuk e bёn dallimin deri nё momentin qё fillojnё dhe shfaqen eritemat (puçrat nё lёkurё) apo mjeku specialist vendos diagnozёn diferenciale.
Tjetёr gjё qё mund tё bёjё nёna ёshtё ajrosja e mirё e shtёpisё ( le ta nxjerri dhe nё ambjente tё hapura, por gjithmonё duke shmangur kontaktin me personat e tjerё). Tё kujdeset pёr higjienёn. Lajini duart sa mё shpesh, gjёrat qё pёrdoren tek bebi tё jenё sterile dhe mos i prekë askush tjetёr.
Pёr çdo rast kur konstatoni shqetёsime, çojeni menjёherё tek mjeku i lagjes, jo nё QSUT. Pёr shkak tё fluksit tё lartё qё ёshtё krijuar atje, ekziston mundёsia qё fёmijёt tё bёhen transmetues pёr njёri tjetrin.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.