MENU
klinika

Presidenti i Skënderbeut

Takaj tregon planin nëse nuk fiton në CAS

01.11.2018 - 12:27

Skënderbeu u rikthye në krye të renditjes dhe presidenti Ardjan Takaj nuk e diskuton titullin kampion. Fitoret e njëpasnjëshme ndaj rivalëve direkt e kanë bindur presidentin se ky ekip po kalon çdo parashikim.

Edhe pse vendimi i CAS për çështjen e trukimeve ka krijuar jo pak dyshime për Skënderbeun, pikërisht kreu i klubit mendon që të rikthejë qetësinë, jo vetëm te lojtarët, por edhe tifozët.

Takaj garanton se do të qëndrojë në Korçë edhe pas CAS-it. “Kanë garancinë time dhe të klubit që, sido të jetë vendimi nga CAS, ekipi do të vijojë të jetë potenciali kryesor i kampionatit. Por, gjithsesi presim që CAS të vendosë drejtësi”, shprehet Takaj.

gjici e takaj

Në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”, Takaj komenton për të parën herë edhe bojkotin për pagat, teksa me humor deklaron se po mundoheshin që të shpërqendronin rivalët me këtë lajm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 10

Skënderbeu thyen Partizanin, i merr kreun