MENU
klinika

Flet ish-futbollisti

“Shaqiri, transferimi më i mirë i verës”

01.11.2018 - 15:37

Liverpool po vijon të bëjë paraqitje shumë të mira në Premier League, aq sa kryeson së bashku me Manchester City. Ish-mesfushori i Arsenalit, Paul Merson, e ka zgjedhur shqiptarin me nënshtetësi zvicerane të Liverpool, Xherdan Shaqiri, si transferimin më të mirë të sezonit, për shkak të çmimit të ulët të tij.

Shaqiri u transferua në Liverpool gjatë afatit kalimtar të verës për 13.5 milionë euro. Ai u largua nga Stoke City, ku kishte qëndruar për tre sezone, para se ata të binin nga Premier League në Championship. Që nga ky transferim, ai ka luajtur në dy nga tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve të këtij sezoni, përfshirë edhe fitoren kundër Crvena Zvezdas, me rezultat 4-0.

Paraqitjet e Shaqirit në ndeshjet e këtij sezoni me Liverpool kanë bërë që Merson ta zgjedhë atë si transferimin më të mirë të sezonit.

liverpool salah shaqiri
liverpool salah shaqiri

“Shaqiri është i pari që më erdhi në mendje, dhe ndoshta dikush do të më vrasë, sepse do të ketë ndonjë lojtar tjetër që ka bërë më shumë. Por, për çmimin që pagoi Liverpool për të dhe për mënyrën se si ai ka arritur të përshtatet, mendoj se ka bërë punë shumë të mirë.

Unë nuk mendova se ai do të përshtatej menjëherë me sistemin e tyre, sepse përkushtimi i tij nga punës është vënë në dyshim në të kaluarën, por tani ai e ka ngritur nivelin e tij. Ai më ka bërë më shumë përshtypje sesa që mendoja.

Mendoj se ka qenë një gjë shumë e mirë për të punojë me Jurgen Kloppin. E kemi parë Klopp duke i bërtitur kur nuk luante aq mirë dhe ai i është përgjigjur menjëherë me gola” – është shprehur Merson.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Flet drejtori i Crvena Zvezda-s

Serbi: Detyra jonë të mbrojmë Shaqirin