MENU
klinika

Suksesi i radhës

Kosova kualifikohet në “Elite Rounde”

01.11.2018 - 17:18

Që Kosova po bën mirë kohët e fundit në futboll, kjo shihet nga rezultatet e fundit, madje edhe te grupmoshat. Përfaqësuesja e Kosovës U-17 ka arritur të sigurojë kualifikimin për “Elite Rounde” të kualifikimeve për Kampionatin Evropian U-17, i cili do të mbahet në vitin 2019 në Qipro.

Këtë kualifikim, dardanët e kanë siguruar përmes fitores kundër Kombëtares së Qipros U-17, përmes golit të shënuar në minutën e 63-të nga Milot Avdyli.

Kosova renditet e para në grupin e pestë, me një pikë më shumë se kombëtarja e Skocisë, e cila është në vend të dytë. Dardanët kanë lënë prapa edhe kombëtaren e Zvicrës U-17.

Ky kualifikim djelmoshave të Besnik Kollarit iu mundësua pasi që ndeshja tjetër, mes Zvicrës dhe Skocisë përfundoi me barazim 1-1. Ndeshjet e rundit elitar do të zhvillohen në mars të vitit 2019, ndërsa Kampionati Evropian do të mbahet nga 2 deri më 19 maj në Republikën e Irlandës.

Kosova dhe 29 kombëtare të tjera do të marrin pjesë në rundin elitar të Kampionatit Evropian 2019, prej të cilave do të kualifikohen 15 për të marrë pjesë në këtë garë, së bashku me Irlandën. Shorti për ndeshjet e rundit elitar do të mbahet më 6 dhjetor të këtij viti në Nyon.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN