12.07.2021 - 00:47
Italia kapërceu Anglinë me penallti në Wembley, duke ngritur kupën për herë të dytë në historinë e saj në Evropë. Në fund të ndeshjes, trajneri Roberto Mancini foli për mikrofonat e Rai Sport:
“Ne ishim mirë sepse reaguam pas golit të pësuar! Kaluam në vështirësi, por më pas e dominuam lojën. Djemtë ishin të mrekullueshëm.
Është e rëndësishme për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë tifozët. Ne jemi të kënaqur me këtë. Shpresoj të festojnë në të gjithë Italinë, e meriojmë këtë triumf.”