UEFA njoftoi axhendën e finaleve të Champions League për 4 vitet e ardhshme. Qeveria e futbollit europian ka përcaktuar stadiumet që do të presin tifozët dhe ekipet finaliste të kompeticionit më prestigjoz për klube në kontinent.
Vitin e ardhshëm rrugëtimi përfundon në Rusi, teksa impianti “Gazprom Arena“ në San Petersburg do i urojë mirëseardhjen finales së Champions League.
Ndërkohë në vitin 2023 trofeu shkon në Stamboll të Turqisë, i cili kishte të drejtën e organizimit në vitin 2020, por finalja u zhvendos në Portugali për shkak të pandemisë.
⌛️ The line-up for next season’s group stage is coming together, with 26 of the 32 spots now taken…#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) July 2, 2021
Sa u përket viteve 2024 dhe 2025, do të jenë pikërisht Londra dhe Mynihu qytetet ku do të zhvillohet finalja e Champions League. Në Gjermani do të luhet Euro 2024, ndërsa Italia dhe Anglia janë në garë për 2028.