Një ndalesë me Romën ka ndikuar shumë, megjithatë nuk ka krizë te Napoli. Te kaltrit janë kthyer te fitorja, duke mundur 5-1 Empolin në “San Paolo”. Një sukses që ka ardhur që në pjesën e parë dhe tani Napoli rikthehet në vendin e dytë, me shpresën se rivalët do të gabojnë.
Nëntë minuta i kanë mjaftuar vendasve për të zhbllokuar rezultatin me Lorenzo Insinge, i cili ka mposhtur portierin Provedel me një goditje të saktë me të majtën brenda zonës së rreptësisë pas një pasimi të marrë nga Koulibaly.
Shtatë minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur edhe goli i dytë për skuadrën e Ancelotti-t, me Mertens që ka realizuar me një goditje të bukur nga jashtë zone.
Reagimi i miqve ka ardhur në minutën e 58’ me Caputo-n, që ka rihapur takimin para se Mertens të mbyllte përfundimisht në të 64-ën, duke realizuar golin e tretë. Në fundin e ndeshjes, në minutën e 90-të, ka ardhur edhe goli i katërt i realizuar nga Milik, para se Mertens të fiksonte shifrat në 5-1 në minutën e 93-të.