30.07.2021 - 10:32
Sezoni i ri i Kategorisë Superiore do të nisë me dy përballje shumë të forta, me 4 skuadrat që i dhanë tonin kampionatit sezonin e kaluar. Teuta do të presë Partizanin në Durrës.
Ndërsa përballja e dytë e fortë është Laçi-Vllaznia. Tirana pret Skënderbeun. Debutuesit e Egnatias do të përballen me Kukësin, me shpresën që të luajnë në stadiumin e ri në Rrogozhinë.
Kurse Kastrioti do të presë Dinamon, edhe kjo e fundit ardhur nga Kategoria e Parë. Kampionati do të fillojë më 11 shtator, pas ndeshjeve të Kombëtares.