MENU
klinika

Çfarë u bë shkak?

Plas keq mes Noizyt dhe Don Xhonit

01.08.2021 - 15:36

Mbrëmjen e djeshme, reperët e njohur shqiptarë, Don Xhoni dhe Noizy kishin koncert në të njëjtin vend, pra në Ulqin!

Pasi Noizy e dogji në koncertin e tij në Ulqin, ajo çfarë shqetësoi fansat e reperit Don Xhon ishte mungesa e tij në këtë qytet!

Pas mesnatës, nëpërmjet një postimi në “InstaStory” reperi ka dhënë një sqarim lidhur me anulimin e koncertit duke bërë me dije se diçka e rëndë i ka ndodhur në familje, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Shqipet e Ulqinit ju kërkojmë shumë shumë falje që nuk munda të vija sonte. Shkaku është një aksident në familje. Kërkojmë sërish falje, shihemi shumë shpejt,”- shkruan ai.

Nga ana tjetër, Noizy nuk i ka ndalur “thumbat” për Donin Xhonin duke lënë të kuptohet se ishte justifikimi i këtij të fundit, pasi të gjithë ishin në koncertin e Noizy-t!

“Jo, po cuni tezes babit me apandesit”, ka shkruar Noizy.

Pas këtyre thumbave, nuk vonoi as reagimi i Don Xhoni-t. Të dy reperët “flakë për flakë” nuk ia kanë përtuar dhe i janë kundëpërgjigjur njëri-tjetrit.

“Sa merr ti n’4 neja un i marr për 1 n’durrs😂 nuk po boj krahasim me vjet ooo baloo cant compare young,rich,successful. i kena ndrru venet u was a role model #facts💯 noë u just an old man begging for attention. This is dissappointed. S’ja ** familjen fames, pares kur osht familja n pytje. Elhamdulilah per shnet e sukses. Shihum neser Tetov”- ka shkruar Don Xhoni, ku paralajmëron dhe koncertin e tij në qytetin e Tetovës!

Kjo nuk është hera e parë që reperët kanë thumbuar publikisht njëri-tjetrin e mesa duket inatet e vjetra mes tyre akoma nuk janë mbyllur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Freestyle-i arrin shifrat rekord!

Ky reper shqiptar ka pushtuar TikTok-un!

Që prej 11 dhjetorit e deri më tani...

Freestyle-i i famshëm i Don Xhonit vijon të thyej rekorde


Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?

"Isha 7 muajshe shtatzënë dhe kam ndenjur 12 orë ulur në studio"

Eni Vasili rrëfen sfidat e profesionit gjatë shtatzënisë