Ardit Gjebrea është emocionuar ditën e sotme teksa ka gjetur një kujtim shumë të vyer nga babai i tij. Në një gazetë ai ka gjetur një foto të të atit, Pëllumb Gjebrea, i cili ka punuar si drejtor në Kampin e Pionierëve në Durrës.
Dr. Flamur Topi ka rrëfyer se si ka qenë të punonte me Pëllumb Gjebrean, të cilin e përshkruan si një njeri shumë rigoroz, por edhe të dashur me fëmijët. Ndër të tjera ai shprehet se Gjebrea ka qenë një njeri shumë korrekt, i angazhuar, një prind, edukator dhe organizator i jashtëzakonshëm. Më pas Ardit Gjebrea ka treguar se pikërisht në Kampin e Pionierëve lindi dhe dashuria mes prindërve të tij.
Moderatori i ka gjetur këto copëza kujtimesh dhe i ka ndarë me gjithë ndjekësit e tij në rrjete sociale. Gjithashtu ai ka falenderuar Flamur Topin për fjalët dhe që i dha mundësinë të rijetonte disa kujtime shumë të bukura.
“Faleminderit Dr. Flamur Topi! Më sollët një kujtim të shtrenjtë dhe rijetova për çaste të tëra fëmijërinë. Mungesa e prindit, ngushëllohet nga kujtesa, kur respektohet”, shkruan Ardit Gjebrea.
Kujtojmë se 3 vite më parë, Ardit Gjebrea humbi dhe nënën e tij, Meropi Gjebrea. Asokohe lajmin e hidhur e dha vetë moderatori përmes një postimi prekës në rrjete sociale.