NBA ka marrë vendimin që i gjithë personeli që punon dhe merret me organizimin e një ndeshje basketbolli duhet të kryejë vaksinën anti-Covid para fillimit të sezonit të ri sportiv 2021-2022.
Kjo është e detyrueshme për të gjithë: Trajnerët, stafin drejtues, mjekët, përgatitësit, magazinierët, personelin e tavolinës, sigurinë etj. E detyrueshme vaksina do të jetë edhe për gjyqtarët e fushës.
Ndërkohë, ata që do të refuzojnë ta kryejnë atë, nuk do të gjykojnë asnjë ndeshje në NBA. Nga ky urdhër përjashtim bëjnë për momentin vetëm lojtarët, për të cilët vaksinimi me detyrim ende nuk ka hyrë në fuqi në NBA dhe janë të lirë të veprojnë si të duan.
NBA to require vaccine for coaches, team employees, others in close contact with players https://t.co/vzQcrmvnGY
— 11Alive News (@11AliveNews) August 27, 2021