“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacieni: Sa i nevojshëm është pap testi?
Mjeku: Jeta është bërë e ngutshme dhe koha e shtrenjtë. Shpesh, në mos gjithmonë nuk na mjafton koha për të bërë gjithë gjërat që kemi në mendje dhe përfundojmë që shumë gjëra i shtyjmë pafundësisht. Por një gjë të cilën duhet ta mbash gjithmonë në krye të listës, është vizita e përvitshme e gjinekologut, veçanërisht nëse je nënë.
3 arsyet pse vizita e përvitshme e gjinekologut duhet të jetë një prioritet, i gjen më poshtë:
Parandalon kancerin e qafës së mitrës
Edhe pse në dukje një ekzaminim shumë i thjeshtë, pap testi është një ekzaminim shumë i rëndësishëm për shëndetin e gruas. Edhe nëse keni bërë disa pap teste, është e rëndësishme të vazhdoni të kryeni këtë ekzaminim sipas rekomandimit të mjekut.
Pap testi është një ekzaminim që detekton praninë e qelizave prekanceroze ose kanceroze në qafën e mitrës. Madje, edhe nëse rezultati i pap testit tuaj ka qenë gjithmonë normal, është e rëndësishme të vazhdoni me vizitat e përvitshme të gjinekologut për arsye parandaluese. HPV, një virus i cili rrit probabilitetin e kancerit të qafës së mitrës, mund të bëhet aktiv papritur, pas shumë vitesh në gjendje qetësie.
Është një test kaq i thjeshtë që mund të të kthejë proaktiv dhe të të ndihmojë ta kesh shëndetin tënd në dorë.
Jep një shembull të mirë
Të gjithë e dimë se prioritet e nënave përfundojnë në fund të listës, sepse gjithmonë ka diçka “më të rëndësishme” në familje. Të parat që sakrifikohen janë gjithmonë ato, nënat. Por në këtë rast, nëse je e vëmendshme ndaj shëndetit tënd, do të japësh edhe shembullin e duhur për fëmijët e tu:
“Te mjeku nuk shkohet vetëm kur je sëmurë.”
Ndoshta, fëmijët e tu nuk do e kuptojnë këtë gjë tani, por kur të rriten ata do të ndjekin shembullin tënd. Nëse je nëna e një vajze, mund ta inkurajosh atë të kryej pap testin e parë dhe t`i mësosh se si ky ekzaminim duhet të kthehet në një rutinë për kontrollin e shëndetit të saj.
Tregon kujdes ndaj vetes
Edhe nëse je nëna e një djali apo vajze, ose ndoshta nuk je nënë dhe ke lënë takimin tënd te gjinekologu, tregon se shëndeti yt vlen. Je duke i treguar familjes tënde se shëndeti yt personal është i rëndësishëm dhe duhet të jetë në krye të listës së prioriteteve. Sepse shëndetin tënd nuk e gëzon vetëm ti, por të gjithë njerëzit e dashur rreth teje.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.