MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Lazio humb nga gafa e Strakoshës, ngec Marseille e Tottenham

16.09.2021 - 20:41

Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupet e Europa dhe Conference League. Në Europa League spikati humbja e Lazios në Stamboll. Galatasaray fitoi 1-0 dhe mori tri pikët e para në grup.

Më shumë se sa meritë e turqve, ishte gafa e portierit Thomas Strakosha. I vendosur titullar në këtë sfidë, në minutën e 67-të, gardiani kuqezi e fut topin në portën e tij, në vend që ta largonte mbi traversë. Hysaj ishte titullar në pozicionin e majtë.

Ndër rezultatet e tjera që ranë në sy ishte përmbysja e Leverkusen ndaj Ferencvaros. Uzuni hyri në lojë në pjesën e dytë, në 66’. West Ham fioi 2-0 në Zagreb përballë Dinamos, përmbysi Betis ndaj Celtic në 4-3 dhe Marseille që u ndal në fund 1-1 në Moskë ndaj Lokomotivës.

CONFERENCE LEAGUE

Në kompeticionin më të ri, u vu re barazimi 2-2 i Tottenham me francezët e Rennes. Duket se Spurs kanë probleme në transfertë, pasi edhe në play-off nuk fituan ndeshjen jashtë fushe. Spikati fitorja 3-1 e Slavia Prague kundër Union Berlin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN