MENU
klinika

Pep Guardiola

“Nëse jam problem për tifozët, gati të tërhiqem”

17.09.2021 - 17:16

Gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Southampton, trajneri Pep Guardiola është kthyer të flasë për polemikat në lidhje me numrin e pakët të tifozëve në stadium kundër Leipzig:

“Nuk kam ndërmend të kërkoj falje për atë që kam thënë, jam i befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nuk është hera e parë në karrierën tim që them një gjë të tilllë, ka ndodhur te Barcelona dhe Bayern Munich”, ka thënë Pep.

“Që të jenë 10.000 ose 50.000, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Gjithmonë dhe gjithsesi. Më pas, nëse unë jam një problem për tifozët, jam gati të tërhiqem”.

Presidenti i tifozëve të Manchester City e ka akuzuar trajnerin spanjoll se nuk e kupton situatën ekonomike të tifozëve, duke e ftuar që të përqendrohej vetëm te drejtimi i skuadrës dhe jo te sjellja e tifozëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN