06.11.2018 - 13:12
Kursi i këmbimit valutor ishte i qetë ditën e sotme, ndërsa luhatjet mes valutave kryesore kishin përmasa mjaft të kufizuara. Euro u këmbye me 124.69 lekë, në të njëjtën vlerë si ditën e djeshme. Pasi luhatjeve në ngritje dhe ulje prej afërsisht një jave, monedha europiane gjeti “prehje” ditën e sotme. Sidoqoftë, leku ngelet në pozitat më të forta prej pothuajse një dekade kundrejt euros.
Dollari amerikan dhe paundi britanik u zhvlerësuan pothuajse në të njëjtën masë ndaj lekut. Dollari amerikan u këmbye të martën me 109.35 lekë, në rënie me 0.16 pikë nga e hëna. Ndërsa paundi britanik u këmbye me 142.48 lekë, në rënie me 0.1 pikë krahasuar me ditën e djeshme.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kursi i këmbimit
Ekspertët, euro mund të zhvlerësohet më tej
Kursi i këmbimit
Forcimi i euros është frenuar
Kursi i këmbimit