Justin Bieber ka detajuar planet e tij për të krijuar një familje me gruan Hailey ,në dokumentarin e tij Amazon Prime Justin Bieber: Our World.
Ylli kanadez i popit, 27 vjeç, foli për planet e prindërimit me bashkëshorten e tij, 24 vjeç, në një vrojtim të dokumentit, teksa bisedonte me gruan e tij prej tre vitesh për të ardhmen.
Dokumentari është i përbërë nga pamjet që çojnë në koncertin e Vitit të Ri të Bieberit në prag të Vitit të Ri 2021 mbi çatinë e Beverly Hilton në Beverly Hills, California, i cili shënoi daljen e parë të të artistit në një koncert madhështor pas 3 vitesh.
Në dokumentar, çifti Bieber po diskutojnë për vitin e ardhshëm e ajo e pyet se cili do jetë fokusi i tij.
View this post on Instagram
Këngëtari tha se do të vazhdojë të vendosë synime dhe të argëtohet duke i bërë ato, sigurisht duke vendosur familjen në në radhë të parë dhe me shpresën se do të bëjnë një beb.
Bieber pyeti gruan e tij: ‘Në fund të vitit 2021, si thua sikur të fillojmë?’
Çifti i famshëm shkaktoi një trazirë spekulative muajin e kaluar kur Bieber u pa duke përkëdhelur barkun e gruas së tij në tapetin e kuq në Met Gala në Muzeun Metropolitan të Artit në New York City.
Hailey më pas i heq dorën e duke buzëqeshur i thotë: Do duket sikur jam shtatzënë.
Justin këtë të Premte gjithashtu do nxjerrë videon muzikore të këngës së tij “Ghost” nga albumi “Justice”.
Kënga i dedikohet të gjithë atyre, të cilëve u është ndarë nga jeta një person i dashur.
Në video ai shihet pranë aktores së famshme Diane Keaton.