Nuk pati surpriza në ndeshjen e ditëve të sotme në Kupën e Shqipërisë, që përkojnë me kalimin e turit të parë. Vëmendja më e madhe ishte te Vllaznia, që kishte humbur ndeshjen e parë me Labërinë në Vlorë.
Në kthim, shkodranët fituan 4-0 në fushën sportive “Reshit Rusi”, duke mos e vënë në diskutim kualifikimin. Tirana, që kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë në Peqin, e mposhti Shkumbinin 6-0 në kthim.
Po kështu, siguruar kualifikimin edhe skuadra të tjera pretendente, si Kukësi, Laçi, Partizani dhe Teuta. Durrsakët barazuan 2-2 me Luzin në aneksin e “Niko Dovanës”, por kishin fituar 4-1 ndeshjen e parë.
GRUPI A
Teuta-Luzi 2-2
15′ Gjorgiev, 32′ Kapllani/ Abubakar 26′ , Merdini 42′
Partizani-Tërbuni 3-0
53′ Filipoviç, 79′ Murataj, 86′ Musta
Tirana-Shkumbini 6-0
11′ , 45′ Limaj , 21′ , 25′ , 27′ Xhixha, 35′ Bali (autogol)
Skënderbeu-Veleçiku 4-0
10′ , 48′ Bismark, 30′ Nikaj, 33′ Vitija
Korabi-Vora 4-1
3′ Marku, 11′ Marku, 83′ Dragoj / 28′ Ismailaj (pen)
GRUPI B
Vllaznia-Labëria 4-0
26′ Gjurgjevik, 79′ Aralica, 80′ Musteganagiç, 89′ Heriç
Laçi-Butrinti 4-0
20′ Guindo, 72′ Deliu, 86′ Ziko , 90′ Prengaj
Kukësi-Maliqi 4-0
45′ Daci , 56′ Krniç , 71′ Gavazaj
Kastrioti-Elbasani 1-0
71′ Ajazi
Apolonia-Flamurtari 1-1
31′ Omeri/ 49′ Gocaj (pen)
Egnatia-Turbina 1-0
90′ Timis Bardis
Pogradeci-Besa 2-0
57′ Lacka, 88′ Muçllari