MENU
klinika

“Bojkotoni Pekin 2022”

Protesta në Olimp të Athinës gjatë ndezjes së flakës

18.10.2021 - 15:17

Në Olimp të Athinës, ku sot është zhvilluar ceremonia e ndezjes së Flakës Olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, ka ndodhur një incident i rëndë.

Disa protestues kanë mësyrë dhe kanë shpalosur disa flamuj të Tibetit, duke bërë thirrje për bojkot të këtij eventi olimpik. Ceremonia, e zhvilluar pa spektatorë, si pasojë e pandemisë, nisi rreth orës 9 të mëngjesit dhe pishtari me flakën olimpike është ndezur nga rrezet e diellit që sot shkëlqente në Athinë.

I pranishëm edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach. Gjatë ceremonisë, manifestuesit kanë mundur të shpalosin flamurin tibetian si dhe disa parrulla si “Revolucion në Hong Kong”, “Lironi Tibetin”, “Bojkotoni Pekin 2022” etj.

Menjëherë ka ndërhyrë policia, që ka ndalur manifestuesit. Interesant fakti se mes manifestueseve ishte edhe një nga vajzat e ceremonisë, që ka lënë mënjanë ceremoninë dhe iu bashkua “të paftuarve”, duke mbajtur flamujt e protestuesve.