Reja guxon, kërkon fitoren në Angli. Në prag të dy ndeshjeve të fundit të fushatës kualifikuese të Botërorit “Katar 2022”, ndaj Anglisë më 12 nëntor në stadiumin “Ëembley” dhe kundër Andorrës më 15 nëntor në stadiumin “Air Albania”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja ka folur rreth këtyre dy takimeve.
ANGLIA – “Do të shkojmë në Angli për të marrë maksimumin dhe rezultat, sepse e kemi këtë synim që të bëjmë ndeshje sa më të mira. Humbja në shtëpi ndaj Polonisë e kompromentoi pjesën për të shkuar në play-off, por matematika na e lejon, pavarësisht se luajmë ndaj Anglisë do të shkojmë të luajmë dhe të paraqitemi sa më mirë.
MANAJ E BALLIU – Për sa i përket dy mungesave si Manaj dhe Balliu, kam folur me Manajn dhe kemi menduar që të bënte pak pushim se nuk ka qenë në formë shumë të mirë fizike dhe nuk ka pasur shumë mundësi për minutazh te klubi.
Balliu ka një problem shëndetësor, kam folur me të dhe do t’u nënshtrohet sërish testeve, kemi vendosur bashkarisht që mos të ishte në grumbullim. Kisha shumë dëshirë ta kisha, por më duhet që ta shtyj për një herë tjetër.
Doja që ta provoja por gjendja e tij ishte e dobët për momentin. Kemi pasur edhe mungesa të tjera si Gjimshiti, por do të mundohemi që të japim më të mirën e mundshme me këta lojtarë që kemi.”
OBJEKTIVI – Ne do të impeniohemi maksimalisht në dy ndeshjet e mbetura, qoftë më Anglinë apo Andorrën për të shpresuar deri në fund. Shpresojmë që Hungaria të na japë një dorë duke ndalur Poloninë. Lojtarëve do t’u kërkoj të japin maksimumin, pasi duam pikë.
Pasi të mbarojnë këto dy ndeshje do të bëjmë analizat tona për të parë çfarë kemi bërë mirë apo keq. E vetmja zhgënjim që kam ishin humbjet me Poloninë, pasi nuk e merituam humbjen, në ndeshjen më të rëndësishme që ishte dhe më e rëndësishmja në histori, patëm shumë probleme, me dëmtimet me Covidin, më erdhi shumë keq dhe jam i irrituar që nuk kisha lojtarë në stol për të bërë zëvendësime.
POLONIA – Kishim pak mundësi zgjedhje dhe fat i keq që nuk kishim mundësi zgjedhjesh. Skuadra dha maksimumin në Hungari dhe ndaj Polonisë, dhe ne kishim nevojë për lojtarë të freskët por nuk kishim zgjedhjes.
Nëse do të barazonim me Poloninë do të kishim shumë shanse, por tani behët e vështirë. Kisha menduar që nëse do të arrinim në kuotën e 19 pikëve, do të kishim më shumë shanse në Play-off, por meqë matematika na e lejon do ta provojmë deri në fund.
REKORD PIKËSH – Lojtarët e kanë të qartë sepse kanë mundësi të bëjnë më shumë. Është kënaqësi e madhe për mua të shoh skuadrën të rritet, duke iu referuar ndeshjeve në fushë, paraqitjeve. Kemi bërë dy ndeshje shumë të mira ndaj Polonisë që është më e forta pas Anglisë, kemi fituar dy ndeshje me Hungarinë që bëri mjaft mirë në Evropian.
Kemi marrë dy fitore dhe ishim afër ëndrrës Play-off, në qoftë se do ta mbyllim me 18 pikë fazën do të ishte mjaft mirë, por më vjen keq që nuk arritëm të shkonim në Play-off. U kushtëzuam nga disa episode, nga disa gabime individuale, mund të bënim më mirë.
Në qoftë se do të kishim të gjithë lojtarët e gatshëm do të ishte një histori tjetër, jo barazim, por dhe do ta fitonim ndeshjen. Jemi rritur, jemi kompetitiv, mund të luajmë si të barabartë me këdo, dhe duhet të jemi të ndërgjegjshëm që në të ardhmen të arrijmë synime të mëdha.
PORTIERËT –Pres gjithmonë përmirësim nga të gjitha repartet. Në portë i kam parë të dy portierët në formë si Strakoshën dhe Berishën edhe pse nuk luajnë me klubet. Ata vijnë edhe më të karikuar me Kombëtaren që të tregojnë vlerat e tyre.
Rendimenti i dy portierëve ka qenë shumë i mirë, skuadra po rritet dhe portierët bëjnë paraqitje të mira. Ajo që dua të përmirësohet është mesfusha e lart, ndërsa në mbrojtje kemi treguar që kemi qenë solid. Kemi edhe Selmanin, sa herë e kemi thirrur që të mbrojë portën ka treguar vlerat e tij, kemi zgjidhje të mjaftueshme.
Ka treguar edhe në miqësore që është në formë shumë të mirë. Për të mos harruar Alban Hoxhën sa herë që ka qenë në Kombëtare ka treguar vlerat e tij, edhe ndaj Kazakistanit që u thirr në portë ka bërë shumë mirë. Edhe kur kanë qenë në tribunë ose në fushë ose në stol kanë treguar profesionalizmin e tyre.
KUMBULLA – Kumbulla duhet të përmirësohet në aspektin karakterial, nuk po kalon moment të mirë te Roma, por eksperienca do ta rrisë. Mungon Gjimshiti dhe po flasim për një nga mbrojtësat më të mirë në qarkullim, por Kumbulla kur vjen në Kombëtare ka treguar që ka besim.
Ai luan në një klub te Roma në moshën 20-vjeçare, në Romë ka dhe kritika sepse kam qenë vetë në Romë edhe e di se çfarë ndodh atje. Ai meriton më shumë, por te Roma ai nuk ka minuta ende, por në vazhdimësi ai do ta tregojë që ai vlen dhe se çfarë di të bëjë më mirë në fushë.
TAULANT XHAKA – Sa i përket Xhakës është temë që kemi folur në grumbullimet e kaluara. Xhaka nuk është i sinqertë, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike e kam thirrur vazhdimisht, por më pas na ka refuzuar.
Është ndryshe nga Balliu, Balliu ka dëshirë të vijë më Kombëtaren ka dëshirë të luajë por ka pasur probleme. Janë lojtarë që e ndjejnë fanellën dhe kanë dëshirë të japë kontributin, te Xhaka nuk e shikoj këtë qasje, nuk është sjellë mirë me ne, po e them një herë e mirë e kam ftuar disa herë.
Bulku ka folur me të, dhe i ka thënë që nuk ndihej mirë. Më vjen keq, sepse u kam dhënë mundësinë të gjithëve, por Xhaka e ka braktisur këtë herë Kombëtaren dhe njerëzit duhet ta dinë këtë dhe të mos vazhdojë më kjo histori.